July 20, 2026
1 min read

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Ferit Idrizi: Zemrat tona janë me familjet e viktimave

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e Ejup Tërnavës, Xheneta Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një telegrami ngushëllimi, Idrizi tha se kjo ngjarje e rëndë ka tronditur jo vetëm familjet e viktimave, por edhe qytetarët e Vushtrrisë.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani, duke bashkëndjerë dhimbjen për këtë humbje të rëndë”, thuhet në telegramin e tij.

Tre viktimat u gjetën pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga pika kufitare Bllacë drejt Shkupit, pasi më herët ishin raportuar si të zhdukur, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop