July 14, 2026
1 min read

Tre kapituj të rinj të mbyllur, Shqipëria vijon rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian

Shqipëria ka shënuar një tjetër përparim në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përmbyllur tre kapitujt e parë të negociatave.

Bëhet fjalë për kapitujt 25, 26 dhe 30, që lidhen me Shkencën dhe Hulumtimet, Arsimin dhe Kulturën, si dhe Politikën e Jashtme. Këto fusha janë mbyllur pasi vendi ka përmbushur kriteret e kërkuara ose nuk kanë kërkuar një proces të gjatë harmonizimi me legjislacionin evropian.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, duke e përshkruar si një “gur kilometrik” në procesin e integrimit.

Edhe Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e vlerësoi këtë si një moment të rëndësishëm për vendin, por theksoi se Shqipërinë e pret ende punë deri në përfundimin e të gjithë kapitujve negociues.

Mbyllja e kapitujve u bë e mundur pas miratimit të raportit të ndërmjetëm për sundimin e ligjit (IBAR), i cili i hapi rrugë avancimit të procesit negociues.

Shqipëria tashmë ka hapur të 33 kapitujt e negociatave dhe synon të vazhdojë me përmbushjen e reformave për afrimin sa më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop