Tre persona janë arrestuar në Drenas, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy persona pas një konflikti të shkaktuar në komunikacion.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30. Të dyshuarit janë dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas i huaj.
Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.