July 15, 2026
1 min read

Tregu mobil në Prishtinë nis punën, drejtoresha tregon planin

Tregu mobil është rikthyer në Prishtinë, me synim afrimin e produkteve vendore me qytetarët.

Drejtoresha e Bujqësisë, Jeta Rafuna, ka bërë të ditur se tregu do të mbahet tri herë në javë në tri sheshet kryesore të kryeqytetit: “Zahir Pajaziti”, “Bill Klinton” dhe “Adem Jashari”, raporton Demantim News.

Ajo ka ftuar qytetarët që të vizitojnë tregun dhe të mbështesin fermerët e prodhuesit vendorë, duke zgjedhur produkte të freskëta vendore.

Sipas Rafunës, iniciativa synon forcimin e bujqësisë lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për prodhuesit.

Latest from Blog

Go toTop