August 6, 2026
1 min read

Treni i linjës Prishtinë–Pejë godet një veturë në Fushë Kosovë

Një aksident mes një treni dhe një veture ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku treni i linjës Prishtinë–Pejë është përplasur me një automjet.

Për Demantim News, si pasojë e aksidentit, vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Deri më tani nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia e Kosovës pritet të dalë me informacione zyrtare lidhur me shkakun e aksidentit dhe pasojat e tij.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop