November 18, 2025
1 min read

Tronditëse/ 12 vjeçari plagos 14 vjeçaren në një shkollë në Prizren, policia jep detaje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë në Prizren.

Pas një mosmarrëveshje, një i mitur 12 vjeçar me një mjet të mprehtë ka plagosur një vajzë 14 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se viktima është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në statcionin policor.

“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim.” ka deklaruar ai për IndeksOnline.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop