Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është tashmë e hapur dhe se anije të shumta po kalojnë përmes kësaj rruge strategjike detare.
Sipas Trumpit, Marina amerikane është forca që aktualisht po kontrollon ngushticën, ndërsa ai pretendoi se kanë përfunduar edhe operacionet për pastrimin e minave detare.
Deklaratat vijnë në kohën e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa Hormuzi mbetet një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit.
Çështja e funksionimit dhe sigurisë së ngushticës ka qenë gjithashtu pjesë e zhvillimeve dhe negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Trump ka deklaruar më herët se SHBA-ja po ushtron presion ekonomik ndaj Iranit, ndërsa ka paralajmëruar edhe kërkesa për kompensim për viktimat dhe dëmet që Uashingtoni ia atribuon Teheranit.
/Demantim News/