July 15, 2026
1 min read

Trump: SHBA-ja do të godasë urat dhe termocentralet iraniane “javën tjetër”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ushtria amerikane do të ndryshojë objektivin e sulmeve të saj në infrastrukturën civile javën tjetër, nëse Irani nuk dëshiron të negociojë.

Duke folur në një intervistë me Fox News-in të transmetuar mbrëmë, presidenti amerikan tha se do t’i “ruante objektivat e energjisë për në fund”, por paralajmëroi se urat dhe termocentralet iraniane do të sulmoheshin.

“Do t’i godasim shumë fort sonte, do t’i godasim shumë fort nesër në mbrëmje, do t’i godasim shumë fort natën pasnesër. Dhe pastaj javën tjetër bëhet shumë keq për ta, sepse javën tjetër vijnë termocentralet, javën tjetër vijnë urat”, tha Trump.

“Do t’i rrëzojmë të gjitha termocentralet e tyre, do t’i rrëzojmë të gjitha urat e tyre, përveç nëse ata ulen në tryezë dhe negociojnë”.

I pyetur nëse Irani ishte serioz për të bërë një marrëveshje, Trump tha: “Mendoj se ata nuk kanë zgjidhje tjetër”.

Latest from Blog

Vodh në Durrës, kapet 45-vjeçari nga policia

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i dyshuar për vjedhje me forcë në një farmaci, ndërsa rezulton se kishte precedentë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen

Rita shkëlqen në premierën e filmit të saj të ri

Rita Ora dhe Taika Waititi u shfaqën së bashku në tapetin e kuq, në premierën e filmit të saj të ri“Descendants: Wicked Wonderland”, që u mbajt në Los Angeles. Këngëtarja dhe aktorja 35-vjeçare e riinterpreton rolin
Go toTop