by
May 29, 2026
1 min read

U konvertua në Islam, flet influencerja australiane për fenë e përjetimet në Kosovë

Influencerja australiane Lily Jay, e cila kohë më parë është konvertuar në fenë islame, ka folur për rrugëtimin e saj personal drejt Islamit, si dhe reagimet që ka hasur pas këtij vendimi.

Jay ka qenë e ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku tha se në fillim ka pasur shumë urrejtje dhe paragjykime, por me kalimin e kohës ajo thotë se njerëzit kanë filluar ta kuptojnë më mirë zgjedhjen e saj.

“Në fillim kam marrë shumë urrejtje, por mendoj se njerëzit po fillojnë të kuptojnë se të qenit musliman nuk është ajo që disa mendojnë. Ka të bëjë me atë që është brenda teje dhe me lidhjen tënde me Allahun. Mendoj se më e rëndësishmja është të jesh i/e mirë brenda vetes”, tha ajo.

Lily Jay theksoi se për të, besimi është një çështje personale dhe shpirtërore, e cila lidhet me paqen e brendshme dhe mënyrën se si një person e përjeton jetën.

Latest from Blog

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, të cilët edhe në rastet e mëparshme kanë ofruar informacione të rëndësishme që kanë çuar në
Go toTop