Një 30-vjeçar nga Ferizaj është raportuar i zhdukur nga familja e tij, pasi kishte hyrë në një lokal në qytet dhe më pas kishte humbur çdo kontakt me familjarët, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se në Policinë e Ferizajt është paraqitur R.Osmani, i cili ka raportuar zhdukjen e djalit të tij, Muhamet Osmani.
Sipas deklarimit të tij, ai e kishte dërguar djalin në rrugën “Enver Topalli”, ku i njëjti kishte hyrë në një lokal, por që nga ai moment nuk ishte kthyer më në shtëpi.
Familja ka deklaruar se nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Me urdhër të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për lokalizimin e 30-vjeçarit.