Një shtetas i Kosovës, me inicialet G.R. (47), është arrestuar në Ulqin, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël.
Sipas Policisë malazeze, gjatë kontrollit të banesës ku qëndronte i dyshuari janë gjetur një pjesë e sendeve të vjedhura, ndërsa është sekuestruar edhe një sasi e lëndës narkotike të dyshuar si heroinë.
Siç raporton Demantim News, hetimet paraprake tregojnë se 47-vjeçari dyshohet për të paktën tri vjedhje, ku qytetarëve u janë marrë para, telefona celularë, çelësa automjetesh, biçikleta, pije alkoolike, cigare dhe sende të tjera personale.
/Demantim News/