Policia e Malit të Zi ka arrestuar tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në territorin e komunës së Ulqinit.
Për Demantim News, aksioni është zhvilluar në zonën e Plazhit të Madh, ku gjatë kontrollit të tre të dyshuarve dhe një automjeti “Audi A5” me targa polake, është gjetur një pajisje elektronike e specializuar që dyshohet se përdorej për hapjen pa autorizim të automjeteve.
Policia ka sekuestruar gjithashtu mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale, si dhe 3.785 euro dhe 960 marka konvertibile, për të cilat dyshohet se rrjedhin nga vjedhje të kryera në plazhet e Ulqinit.
Tre të dyshuarit janë shoqëruar në Departamentin e Sigurisë në Ulqin, ndërsa procedurat ligjore ndaj tyre janë në vazhdim.
/Demantim News/