by
February 2, 2026
1 min read

Ushtarja e FSK-së, Arbenita Haxholli diplomon në Kursin e Karrierës për Kapiten në ShBA

Ushtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arbenita Haxholli, ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten (CCC) në Fort Lee, Virginia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka theksuar se ky diplomim është një arritje e rëndësishme profesionale dhe një nder i veçantë për të përfaqësuar Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në rritjen e profesionalizmit të FSK-së.

“Nuk ka ndjenjë më përmbushëse për një ushtarak të Forcës sesa mundësia për ta përfaqësuar Kosovën dhe ushtrinë e saj nëpër botë”, është shprehur Haxholli.

May be an image of text

Latest from Blog

Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Juventusi ka nisur që sot përgatitjet për sezonin e ri 2026/27. “Bianconerët”, do të synojnë që të mospërsërin dështimet e sezonit të kaluar, ku dështuan që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Go toTop