Temperaturat e larta rrisin rrezikun e helmimeve ushqimore, ndaj kërkohet kujdes i shtuar gjatë ruajtjes dhe konsumimit të ushqimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar disa rekomandime për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kushteve higjienike dhe ruajtjes së ushqimeve në temperatura të përshtatshme.
Sipas IKSHPK-së, kujdesi i shtuar gjatë përgatitjes dhe ruajtjes së ushqimit është një nga masat kryesore për të parandaluar helmimet gjatë sezonit të verës. /Demantim News/
