April 10, 2026
1 min read

Vdekja e nënës, atentati ndaj babait të saj e sëmundja e bashkëshortit, rrëfimi emocionues i  Ivanka Trump: Përvojat më kanë mësuar të mos marr asgjë si të mirëqenë

Ivanka Trump ka bërë një rrëfim ndryshe, në të cilin nuk mundi t’i mbante lotët. Gjatë një interviste për mediat e huaja ai foli për vdekjen e nënës së saj. Gjatë rrëfimit u ndal tek beteja me sëmundjen si dhe për tentativën e vrasjes së babait të saj, Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Në podcastin “Ditari i një CEO”, 44-vjeçarja u shpreh mes emocionesh se kishte jetuar një jetë të lumtur.

“Nëna ime më mësoi të jap maksimumin në çdo gjë që bëj”, u shpreh ajo.

Ivanka Trump foli gjithashtu për ndikimin e madh që ka pasur humbja e një prindi, sidomos në mënyrë të papritur, duke e lidhur këtë edhe me periudhën e COVID-19, që sipas saj i ka privuar familjet nga shumë momente.

“Nëna ime më mësoi shumë se si ta dua atë që bëj. Përpiqem të mos qaj më. Humbja e një prindi. Ndihem ndryshe për mua, e dini, veçanërisht në mënyrë të papritur, veçanërisht pas COVID-it, i cili na mori kaq shumë vite”, shtoi ajo.

Gjatë intervistës, ajo përmendi edhe gjyshen e saj, Marie Zelníčková, me të cilën jeton aktualisht në Florida, duke thënë se është e pazëvendësueshme për familjen.

Ivanka ndau edhe sfidat shëndetësore të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, i cili është përballur dy herë me kancer në tiroide.

Ajo tregoi se kjo periudhë së bashku me humbjen e nënës, e shtyu të kërkonte ndihmë përmes psikoterapisë.

“Sapo isha larguar nga Uashingtoni. Jaredit iu diagnostikua kanceri i tiroides për herë të dytë dhe më pas nëna ime vdiq“, tregoi ajo mes lotësh.

Një tjetër moment emocionues ishte kujtimi i atentatit ndaj të atit në Butler, Pennsylvania në korrik 2023. Ivanka tregoi se e kishte ndjekur ngjarjen në kohë reale nga një klub golfi në Neë Jersey, duke përjetuar frikë dhe ankth për jetën e tij. Megjithatë, ajo u shpreh se kishte ndjerë menjëherë se ai do të ishte mirë.

Në përfundim, Ivanka Trump nënvizoi se përvojat e saj i kanë mësuar të mos marrë asgjë si të mirëqenë në jetë, duke theksuar vlerën e çdo momenti me familjen dhe të dashurit.

Latest from Blog

Go toTop