July 29, 2026
1 min read

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti paralajmëron inspektime me dronë

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas vdekjes së 26-vjeçarit në një vendpunishte në Prishtinë, duke theksuar se përgjegjësia për rastin duhet të shkojë deri në fund.

Ai bëri të ditur se Inspektorati Qendror i Punës, Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe organet e drejtësisë po hetojnë rastin, ndërsa tha se është e papranueshme që tragjedia të përdoret për përplasje politike.

Sipas Hotit, bazuar në informacionet paraprake, vinçi ishte në proces montimi në momentin e aksidentit, ndërsa raporti përfundimtar do të hartohet pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe Inspektorati i Punës.

Ai njoftoi gjithashtu se nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës do të kalojë në inspektime dixhitale, ndërsa në kontrollin e vendpunishteve do të përdoren edhe dronë, me qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop