by
April 29, 2026
1 min read

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, Prokuroria e Pejës jep detajet

Sot në Pejë një person ka ndërruar jetë në vendin e punës.

Për këtë ngjarje, për Demantim News ka dhënë detaje zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dy prokurorë të shtetit kanë dalur në vendin e ngjarjes ku ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për një punëtor i cili sipas plagëve të marra ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë edhe shefi i hetimeve rajonale të drejtorisë së Policisë së Pejës dhe njëkohësisht gjithë hetuesit policor, së bashku me inspektoriatin policor, duke i kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Viktima është dërguar pastaj në Spitalin e Pejës” ka thënë Nikçi.

Latest from Blog

Go toTop