by
April 23, 2026
1 min read

Vdekja e Qosjes, Shaqiri: U shua institucioni i mendimit shqiptar, lamtumirë profesor

Për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, ka reaguar edhe këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqiri.

Përmes një postimi në Facebook, Shaqiri thotë se Qosja ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve.

“U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashërit, që për 7 dekada ndriti mendjet e bashkëkombësve të tij, çjerri maskat hegjemoniste, dhimbjesjellëse mbi një popull të pambrojtur me histori e kulturë të lashtë dhe shpërpushi zemrat e çlirimtarëve! Ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë”, ka shkruar artisti.

“Lamtumirë, PROFESOR!”.

Rexhep Qosja vdiq sot në moshën 89-vjeçare.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop