April 16, 2026
1 min read

Vdekjet në vendet e punës, Jashari: Qëllimi i inspektimit është rritja e sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës sot ka dalë në terren për të inspektuar bizneset në tri komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj, lidhur me sigurinë e punëtorëve.

Kjo për shkak të numrit të lartë të tyre që kanë humbur jetën në vendet e punës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Qendror, Kastriot Jashari, deklaroi para mediave se qëllimi i këtij inspektimi është rritja e sigurisë për të gjithë qytetarët.

“Bizneset, subjektet afariste për ne janë partnerë, por partneriteti ka edhe obligime dhe respektim të normave ligjore. Në kuadër të kësaj ne po përpiqemi t’i ndryshojmë disa praktika në mënyrë që të dihet qartë respektimi i kushteve të sigurisë së punës për të gjithë qytetarët”, deklaroi Jashari.

Jashari theksoi se inspektimet do të bëhet kryesisht tek bizneset me profil të rrezikshmerisë së lartë.

Kurse, koordinatori Ahmet Delolli, dha detaje se si do të zhvillohen këto inspektime.

“Plani operativ do të zhvillohet në 7 regjione me 15 ekipe me 30 inspektorë të angazhuar. Aksioni do të zhvillohet për 14 ditë”, deklaroi Delolli.

Muajve të fundit ka statistika shqetësuese të vdekjes në vendet e punës.

Në 4 muaj, 8 persona humbën jetën.

E rasti i fundit ishte dje në qytetin e Shtimës.

Latest from Blog

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur

Suspendohen një rreshter dhe toger i policisë

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilat dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë
Go toTop