Ka ndërruar jetë në QKUK këmbësori që ishte lënduar rëndë mbrëmjen e kaluar në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Podujevë–Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se informacionin për vdekjen e viktimës e ka pranuar sot rreth orës 10:00.
“Sot, rreth orës 10:00, nga QKUK kemi pranuar informatën se këmbësori, i cili ishte lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur mbrëmë në rrugën Podujevë–Prishtinë, ka ndërruar jetë”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Ndërkohë, hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë shoferin e dyshuar, i cili sipas Policisë ishte larguar nga vendi i aksidentit.
I dyshuari është intervistuar dhe më pas, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit po vazhdojnë.
/Demantim News/