July 15, 2026
1 min read

Vendim i ri i Qeverisë, shpronësohen disa prona në Gjakovë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar disa vendime në mbledhjen elektronike të mbajtur mbrëmë, përfshirë edhe shpronësimin e disa pronave në Komunën e Gjakovës.

Vendimi përfshin pronat e ish-shoqërore të menaxhuara nga AKP-ja, të cilat do të përdoren për projekte publike, raporton Demantim News.

Ndër projektet e përfshira janë administrimi i objektit të ish-“Bankos”-it për nevoja të administratës komunale dhe ndërtimi i fushës së futbollit me hapësira rekreative në fshatin Trakaniq.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi edhe emërimin e Ragmi Dalipit si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Latest from Blog

Go toTop