Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për rikthimin në procedurë të rasteve për Pëlqim Mjedisor ku nuk janë respektuar standardet ligjore të konsultimit publik.
Sipas saj, asnjë pëlqim nuk do të jepet pa një proces transparent dhe gjithëpërfshirës me qytetarët, raporton Demantim News.
Me vendimin e ri, rastet ku Raportet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis nuk kanë qenë të qasshme për publikun do të rishikohen dhe konsultimi publik do të përsëritet sipas kërkesave ligjore.
Pacolli ka thënë se ky hap synon rritjen e transparencës dhe përfshirjen më të madhe të qytetarëve në vendimmarrjet mjedisore.