Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës nga komuniteti serb në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
KPK ka dërguar te ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e pesë prokurorëve për lirimin nga detyra.
Vendimi u miratua me katër vota për, ndërsa tre anëtarë votuan kundër. Në të njëjtën mbledhje, KPK shfuqizoi edhe vendimin për pezullimin e pagave për prokurorët dhe stafin mbështetës serb.
Anëtarët që mbështetën vendimin theksuan se rikthimi i tyre mund të bëhet vetëm përmes procedurave të rregullta të rekrutimit. /Demantim News/