by
May 28, 2026
1 min read

Vendosja e çipave në njerëz, Goxhaj: Po bëhemi gati të shkojmë drejt rrënimit tonë

Teknologjia është duke tentuar të futet sa më thellë familjes dhe përditshmërisë së njerëzve.

Në Suedi, disa persona kanë nisur të zëvendësojnë edhe çelësat, kartelat e pagesat me mikroçip të vendosur brenda lëkurës së tyre.

Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Vullnet Krasniqi tha se është në dorën e njerëzve se si do vendosin të përdorin teknologjinë, në të mirë ose në të keqe të tyre.

“Nuk e di nëse mundemi me i quajt shqetësuese, për shkak se bota po i pranon. Ideja është se ne jemi duke hyrë në një periudhë të teknologjisë. Vendosja e çipave ka dy anë, anën e mirë dhe anën e keqe. Jemi në një situatë ku njeriu duhet të vendosë si duhet ta përdor teknologjinë, a do ta përdorim për të na ndihmuar neve, apo do ta përdorim për t’i dhënë fund vetes”, tha Krasniqi.

Nga ana tjetër, njohësi i rrjeteve sociale, Diamant Bajra tha se çipet që po vendosen në lëkurën e njerëzve në Suedi, janë të ndërtuara në mënyrë që të mos ketë pasoja për organizimin.

Megjithatë, Bajra tha se pasojat janë krejt tjera, duke theksuar se kjo pajisje është lehtë e hakueshme dhe mund të ketë akses nga shumë njerëz.

“Dilema mbetet se ku përfundojnë të dhënat që përfshihen në këto mikroçipe”, tha Bajra.

Kurse avokati Altin Goxhaj, tha se tashmë njerëzia po përballet me një realitet krejt tjetër.

“Po bëhemi gati se si ne do të shkojmë drejt fundit dhe rrënimit tonë si qenie njerëzore”, u shpreh Goxhaj.

Latest from Blog

Go toTop