August 13, 2026
1 min read

Vesa i përgjigjet troç ndjekësit që e pyeti pse Mirlind Daku nuk publikon foto me të

Vesa, bashkëshortja e futbollistit të njohur Mirlind Daku, është përballur me një pyetje nga ndjekësit në rrjetet sociale lidhur me jetën e saj private.

Një ndjekës e ka pyetur pse Daku nuk publikon fotografi me të apo nuk jep shenja publike për lidhjen e tyre.

“A pse burri yt kurrë nuk poston foto me ty, as ni shenjë që jeni bashkë?”, ishte pyetja drejtuar Vesës.

Ajo nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre nuk ka nevojë të dëshmohet përmes postimeve në rrjete sociale.

“A qaq në fiksim e paske a? S’ka nevojë me dhonë shenjë se krejt e din”, ka shkruar Vesa në përgjigjen e saj.

Vesa dhe Mirlind Daku janë të martuar dhe së bashku janë prindër të një vajze, Miresës.

Latest from Blog

Go toTop