by
June 24, 2026
1 min read

Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Llozicë të Malishevës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 14:40 është raportuar një vetaksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Si pasojë, një person ka marrë trajtim mjekësor”, deklaroi Krasniqi.

Sipas saj, njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij vetaksidenti”, shtoi Krasniqi.

Shkaqet që çuan deri te aksidenti mbeten ende të panjohura, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Latest from Blog

Go toTop