by
May 14, 2026
1 min read

Vetëvendosje publikon fotografinë e Hysni Mehanit, kryetari i VV-së në Skenderaj shihet i përgjakur, thotë se u sulmua nga Sami Lushtaku

Hysni Mehani, kryetari i Vetëvendosjes në Skenderaj, pretendon se është sulmuar nga Sami Lushtaku.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se atij ia kanë marrë edhe telefonin dhe ka lutur policinë që ta mbrojnë atë dhe familjen e tij, shkruan Demantim News.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Sami Lushtaku, i cili tha se militantët e Vetëvendosjes bashkë me Mehanin e kishin quajtur atë “Sami Serbia” dhe qytetarët kanë ndërhy, duke mos e lejuar një gjuhë të tillë ndaj një gjenerali që luftoi kundër pushtuesit serb.

Foton e Hysni Mehanit të sulmuar e ka publikuar faqja e Vetëvendosjes në Facebook, të cilët përmes reagimit, kanë dënuar këtë sulm.

Postimi i plotë:

“Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Ky sulm fizik ndodhi në kohën kur z. Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së.

Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.

Ky sulm fizik bandistesk tregon qartë për se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucione publike qendrore e lokale. Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër këtë sulm fizik, por njëkohësisht u tregon gjithë këtyre se nuk mund ta trembin as ta frikësojnë asnjë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e qytetar të Republikës” thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Latest from Blog

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии?

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии? Меня зовут Алексей Иванов, и я сегодня расскажу вам о 1хбет казино. Это популярная платформа, которая привлекает игроков своим разнообразием игр, удобным интерфейсом и щедрыми

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии?

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии? Меня зовут Алексей Иванов, и я сегодня расскажу вам о 1хбет казино. Это популярная платформа, которая привлекает игроков своим разнообразием игр, удобным интерфейсом и щедрыми
Go toTop