August 24, 2026
1 min read

Vetplagoset aksidentalisht me armë një person në Vitomiricë, dërgohet në QKUK

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se personi i plagosur fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai më pas është transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Sipas deklarimit të të plagosurit, incidenti ka ndodhur aksidentalisht gjatë pastrimit të armës së gjatë.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime.

Latest from Blog

Go toTop