Një shtetas i Turqisë ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme, disa orë dhe stoli ari.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Graçanicë, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.