Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, ka vizituar ambientet e Devolli Group, ku është njohur me kapacitetet prodhuese, investimet teknologjike dhe rolin e kompanisë në ekonominë vendore.
Gjatë vizitës në Fabrikën e Birrës Peja, përfaqësuesit e kompanisë prezantuan proceset e prodhimit dhe standardet e cilësisë, raporton Demantim News.
Në takim u diskutua edhe për industrinë e qumështit në Kosovë, përfshirë sfidat me të cilat përballen prodhuesit vendorë dhe ndikimin e importeve në treg.
Devolli Group theksoi rëndësinë e transparencës dhe publikimit të rezultateve zyrtare nga institucionet përgjegjëse për çështjet që lidhen me industrinë dhe konsumatorët.