July 17, 2026
1 min read

Vizitorët nga Kosova mbajnë vendin e dytë në turizmin e Shqipërisë

Numri i vizitorëve në strukturat turistike në Shqipëri është rritur me 12.4 për qind në maj 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, rritje ka pasur si te vizitorët vendas, ashtu edhe te turistët e huaj. Edhe net-qëndrimet janë shtuar me 8 për qind.

Italia mbetet tregu kryesor i turistëve të huaj me 19 për qind të totalit, ndërsa Kosova renditet e dyta me 11 për qind, e ndjekur nga Gjermania, Franca dhe Polonia.

Shfrytëzimi i dhomave në hotele ka arritur në 29.8 për qind, por operatorët turistikë raportojnë rënie të rezervimeve individuale të minutës së fundit, sidomos në zonat e Durrësit dhe Golemit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop