Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” ka komentuar çështjen e votave të mërgatës.
Ai theksoi se diaspora e përbën një pjesë të rëndësishme në rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.
Sipas Balajt, Vetëvendosje ka shfaqur shqetësim nga mundësia që Vjosa Osmani të depërtojë në këtë elektorat, gjë që mund të ndikojë në rezultatet e ardhshme zgjedhore.
“Vetëvendosje e përfytyron veten si hegjemone karshi mërgatës që e kemi, përkatësisht karshi një trupe elektorale të madhe që përbën në zgjedhjet e Republikës së Kosovës dhe u ndje disi si në panik mos rastësisht Vjosa Osmani i ka hyrë në terrenin e tij dhe rrjedhimisht mund ta dëmtojë në procesin e ri elektoral,” u shpreh Balaj.