April 17, 2026
1 min read

Vrasja e Liridonës: Çfarë u zbulua nga kamerat e hotelit Swiss për veprimet e Kushtrim Kokalles

Avokati Syla ka dhënë detaje të reja lidhur me ecurinë deri te krimi nga vrasja e Liridona Ademajt.

“Është vërtetuar se Naim Murseli hyn në Hotel “Swiss” duke e mbuluar fytyrën. Ndërkohë, Kushtrim Kokalla dyshohet se i ka qëndruar afër dhe e ka ndihmuar si para, ashtu edhe pas ngjarjes së vrasjes.

Sa i përket pagesës në hotelin “Swiss”, mbrojtja e Kokallës ka mohuar se ai e ka kryer pagesën. Megjithatë, nga recepcioni është konstatuar edhe një banknotë që është dorëzuar nga Kokalla.

Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se nuk ka mundur ta kryejë pagesën për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Po ashtu, dyshohet se Kushtrim Kokalla ka kryer disa veprime pas vrasjes” ka thënë avokati.

Latest from Blog

Go toTop