Në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan në vitin 2021.
Familjarët e viktimave tashmë kanë hyrë në sallën e gjyqit. Sipas aktakuzës, të akuzuarit e kryen sulmin për motive hakmarrjeje, duke synuar shoferin e autobusit, të ndjerin Gani Gjokaj, të cilin familja Mehmetaj e fajësonte për vetëvrasjen e Heroina Mehmetajt.
Nga të shtënat mbetën të vrarë edhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë. Prokuroria pretendon se sulmi ishte planifikuar me kujdes dhe u realizua në bashkëveprim nga të tre të akuzuarit.