by
May 28, 2026
1 min read

Vrasja në Mitrovicë: Ky është viktima, zbulohet edhe emri i të dyshuarit

Një 37-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, 31-vjeçar është arrestuar, ndërsa i plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Nga ana tjetër, gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku tha se i dyshuar është Arben Spasolli, ndërsa bazuar në informacionet e të njëjtit, i vdekur ka mbetur Erduan Ibrahimi, ndërsa Shaban Ibrahimi u plagos.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Latest from Blog

Go toTop