Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se sonte do t’i dërgojë një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me çështjen e urës mbi lumin Ibër.
Vuçiq tha se përmes letrës do të kërkojë që ura të mos hapet, duke paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë të kundërshtojë një veprim të tillë.
“Sonte po i dërgoj një letër Ruttes. Dhe çfarë mund të bëjmë? Do të luftojmë sa më shumë që të mundemi”, deklaroi Vuçiq.
Një paralajmërim të ngjashëm presidenti serb e kishte bërë edhe një ditë më parë, kur kishte njoftuar se planifikonte t’i drejtohej kreut të NATO-s për të kërkuar që ura të mos hapet.