Një person ka mbetur i plagosur në një incident të ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, në afërsi të Urës së Silnicës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Sipas informacioneve të para, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
Policia po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
/Demantim News/