by
June 7, 2026
1 min read

VV e para edhe në Prizren e Suharekë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tanimë ka filluar t’i publikojë rezultatet preliminare të komunave në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor.

Deri më tani janë numëruar mbi 30 për qind të votave në Suharekë, ndërkaq në Prizren mbi 29 për qind.

Në komunën e Suharekës prin Lëvizja Vetëvendosje me 33.46%, ndërsa partia e dytë është LDK me 27.86%. E treta vjen PDK, pasuar nga Aleanca.

Ndërsa në Prizren me 69 kutia të numëruar ku gjithsej janë 232 kutia, prin LVV-ja me 36.03% ndërsa partia e dytë është PDK-ja me 23.20%. Pas saj vjen LDK me 13.09%.

Latest from Blog

Go toTop