Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të vazhdojë përpjekjet për të arritur marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit.
Maqedonci ka vlerësuar se çdo vonesë në formimin e institucioneve është në dëm të Kosovës, duke bërë thirrje që partitë të vendosin interesin e vendit mbi atë partiak.
I pyetur për raportimet rreth një marrëveshjeje të mundshme mes VV-së dhe LDK-së, ai tha se nuk ka informacion për këtë çështje dhe nuk mund ta konfirmojë apo mohojë.
“Përpjekjet do të vazhdojnë dhe kryeministri nuk do të ndalet në kërkimin e një zgjidhjeje”, ka deklaruar Maqedonci.
Ai shtoi se aktualisht nuk po diskutohen emra konkretë për presidentin, por vetëm parimet dhe mënyra e arritjes së një marrëveshjeje.
/Demantim News/