by
September 17, 2025
1 min read

Williams pohon se Veton Surroi kurrë nuk u ankua se Thaçi e kishte kërcënuar

Dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Paul Williams, u pyet nga avokati Luka Misetic nëse ndonjëherë Veton Surroi i kishte thënë, gjatë kohës në Rambuje, se ishte kërcënuar nga Hashim Thaçi.

“Nuk më ka thënë dhe as nuk ka dhënë ndonjë shenjë se është kërcënuar nga Hashim Thaçi në Rambuje apo nga dikush tjetër. Ai kurrë nuk e ka përmendur se ka qenë i kërcënuar apo i intimiduuar nga Hashim Thaçi në Rambuje”, deklaroi ai.

Williams shtoi se brenda grupit të Kosovës në Rambuje ishte ndërtuar një kohezion, pavarësisht dallimeve.

“Kishte kohezion. Në Rambuje u krijua një frymë e përbashkët mes delegacionit. Ata ndërtuan konsensus, një stil pune të përbashkët. Ishte UÇK-ja, LDK-ja, Veton Surroi – dhe ekzistonte një dëshirë që ato pjesë të bashkoheshin”, tha ai.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop