Juliana Nura ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re, në të cilën shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke treguar momentet e veçanta që po përjeton gjatë shtatzënisë.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, Juliana shihet duke pozuar para pasqyrës në një ashensor, e veshur me një fustan me motive lulesh. Pranë saj ndodhet edhe një pako e madhe me produkte të dedikuara për foshnjat e saj.
Fotografisë ajo i ka shtuar dy zemra, një rozë dhe një blu, ndërsa krahas tyre ka shkruar “growing fast”, që në shqip nënkupton “po rriten shpejt”.
Postimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar ndaj fotografisë dhe kanë komentuar për këtë periudhë të veçantë në jetën e saj.
Juliana Nura është në pritje të binjakëve, të cilët pritet të vijnë në jetë së shpejti. Fotografia e fundit ka sjellë edhe një tjetër pamje nga pritja e saj për ardhjen e dy foshnjave.