Në seancën e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se importi i rrymës është rritur në përmasa të paparashikueshme.
Ajo po ashtu tha se qytetari nuk ka pasur asnjë shkak që të paguajë rritjen e energjisë elektrike.
“E para për energji, krejt çka dimë është se është rritur importi në përmasa të paparashikueshme më herët. Kjo ka ndodh edhe pse prodhimi ka rënë, por kohëve të fundit ka rënë edhe thëngjilli”, tha Ymeri.
“Është mirë me ju tregu që energjia elektrike këtë vit është shty, por nuk do të thotë se nuk do të rritet. Edhe këtë vit, edhe vitin e kaluar nuk kemi pasur asnjë lloj shkaku që në të paguajmë rritjen e energjisë elektrike, ka qenë keqmenaxhimit i komplet sektorit energjetik”, u shpreh deputetja.