August 6, 2026
1 min read

Zbulohen produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera mbi 4 mijë euro

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të tentim-importit të mallrave të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në hyrje të Kosovës është ndaluar një automjet me targa të një shteti fqinj. Drejtuesi i automjetit, shtetas i huaj, kishte deklaruar se nuk posedonte mallra apo mjete monetare që duhej të deklaroheshin.

Pas një kontrolli më të detajuar, të kryer nga Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë gjetur produkte për trajtimin e flokëve me vlerë rreth 4 mijë e 600 euro.

Autoritetet kanë bërë të ditur se poseduesi nuk kishte dokumentacion apo faturë që dëshmonte origjinën dhe importimin e rregullt të produkteve.

Sipas Doganës, përveç shmangies së obligimeve doganore, importimi i produkteve kozmetike jashtë procedurave ligjore mund të paraqesë rrezik edhe për shëndetin publik, pasi ato nuk i nënshtrohen kontrolleve për sigurinë dhe standardet e kërkuara.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Latest from Blog

Go toTop