August 20, 2026
1 min read

Zbulohet vendvarrezë e dyshuar, gjenden mbetje kockore me prejardhje njerëzore

Pas një hetimi të gjatë dhe analizimit të informacioneve të mbledhura nga terreni, autoritetet kanë arritur të lokalizojnë një vend të dyshuar për varrezë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se në lokacion, në afërsi të një përroi, janë vërejtur pjesë kockore dhe veshmbathje, të cilat kishin dalë pjesërisht në sipërfaqe si pasojë e erozionit dhe zhvendosjes së dheut.

Sipas Hoxhës, lokalizimi i vendit është bërë falë informacioneve të grumbulluara gjatë një periudhe të gjatë dhe punës së hetuesve në terren.

“Informacionet e grumbulluara pas një periudhe të gjatë dhe njohuritë e hetuesve për secilin subjekt janë shfrytëzuar në mënyrë efektive, me çka është arritur të lokalizohen edhe vendvarrezat e dyshuara”, tha Hoxha.

Pas gjetjes së mbetjeve është njoftuar menjëherë antropologu mjeko-ligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga ekzaminimi preliminar është konstatuar se mbetjet kockore janë me prejardhje njerëzore dhe paraqesin interes forenzik.

Hoxha theksoi se zbulimi është rezultat i një pune të gjatë hetimore dhe analizimit të vazhdueshëm të informacioneve të siguruara nga terreni.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop