August 8, 2026
1 min read

Zelensky nga Beogradi: Qëndrimi i Ukrainës për Kosovën mbetet i pandryshuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar nga Beogradi se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një konference për media në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Serbi, Zelensky u pyet për qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës. Ai tha se vendi i tij respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Ky është qëndrimi ynë. Sa i përket shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar”, deklaroi Zelensky, sipas mediave serbe.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se e vlerëson qëndrimin e Serbisë ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë.

“Nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë për çështjen e Serbisë”, shtoi Zelensky.

Latest from Blog

Go toTop