Një pjesë e fshatit Shallc në Komunën e Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa tym i dendur është parë duke u ngritur mbi zonën e prekur.
Ende nuk ka informacione zyrtare nëse si pasojë e zjarrit ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Po ashtu, deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaku i shpërthimit të zjarrit.
Detaje të tjera për situatën pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.
/Demantim News/