Një shtëpi dhe tri vetura janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën “Selman Lokaj”, në lagjen Matiçan të Prishtinës.
Rasti është raportuar rreth orës 01:00, ndërsa nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e rastit.