Një objekt është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në Rrugën B në Prishtinë.
Për Demantim News, Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 15:00, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë procedurat e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të incidentit.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.
/Demantim News/