July 9, 2026
1 min read

Zjarr në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqe me bimësi, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Një vatër zjarri është regjistruar rreth mesditës së sotme në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Vlorës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në zona të tjera.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, raporton abcnews. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Shkaqet e plota të rënies së zjarrit pritet të përcaktohen nga hetimet e autoriteteve kompetente. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.

Latest from Blog

Policia vendos kamera sigurie në Cërnicë

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Cërnicë, në bashkëpunim meKoordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim DRP Gjilan, dhe Njësinë e Policisënë Komunitet dhe Sektor, Stacioni Policor Gjilan, kanë realizuar
Go toTop