Një zjarr i madh ka përfshirë të mërkurën një fabrikë të metalit në Gjakovë, duke mobilizuar njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët janë lokalizuar dhe shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit dhe dëme edhe më të mëdha materiale.
Sipas autoriteteve, nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit do të hetohen nga organet kompetente.
/Demantim News/